Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha po vazhdon të iu qëndroi afër fansave të saj përmes postimeve në rrjetet sociale.
Këngëtarja 32-vjeçare edhe së fundmi është shfaqur tejet atraktive në imazhe që postoi për mbi 10 milionë ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Krijuesja e hitit “Meant to Be” pozon e veshur me një stil tejet të veçantë, bluzë të shkurtër ngjyrë vjollcë të kombinuar me një mini-fund ngjyrë bezhë, sandale dhe çantë dorë.
Pamje atraktive e yllit të muzikës u kompletua me një makijazh të theksuar, aksesor dhe syze dielli teksa ajo dukej në formë të mrekullueshme.
“Vera është këtu”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografive, sipër të cilave pranoi mijëra pëlqime dhe komente të shumta.
Ndërkohë, kujtojmë që albumi i fundit i saj është “Better Mistake” që u publikua në maj të vitit të kaluar, ndërsa artistja ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.
Sa i përket jetës private, Bebe prej kohësh po shijon një histori dashurie me kineastin Keyan Safyari. /Telegrafi/