Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë ndër më të komentuarat në faqet rozë.
Bukuroshja bionde shpesh di të marrë vëmendje mediatike, e kjo krejt përmes postimeve të saj në rrjete sociale.
Kështu ka bërë edhe përmes një postimi të fundit në Instagram, derisa u pa disa poza të reja nga pushimet.
Bebe zgjodhi që për këtë paraqitje të kombinojë ngjyrat bardh e zi, derisa nuk la anash edhe ekspozimin e tipareve të bujshme trupore.
Flokët i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh këngëtarja vendosi disa nuanca më të errëta.
Ditë më parë Rexha ka sjell edhe disa pamje gjatë kohës që po kalon me të dashurin, me të cilin po ndan edhe momente intime. /Telegrafi/