Telegrafi

Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e fansave, duket provokuese në veshjen pa reçipeta

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë muajve të fundit jo shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo u sqaroi fansave të saj pak javë më parë se gjatë gjithë kësaj kohe ka punuar në projekte të reja, por që thjeshtë nuk ndjen se është koha e duhur për t’i lansuar ato, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia globale COVID-19.

Megjithatë, së fundmi ajo u riaktivizua në rrjetin social Instagram, duke ndarë disa imazhe mjaft atraktive me ndjekësit e saj.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

E veshur me një kostum dy-pjesësh të shkurtër me material të bardhë, 30-vjeçarja vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ajo publikoi disa fotografi njëra pas tjetrës në InstaStory, duke treguar dukjen e saj tërheqëse me këtë veshje.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

E njëjta më pas ndau me 10.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, duke bërë lëvizje provokuese teksa mundohet të vërë në pah këtë paraqitje të saj.

Dekolteja e hapur bëri që Rexha të duket edhe më provokuese, teksa veshje e kostumit lirshëm pa sytjena bëri që gjithashtu të ngacmojë imagjinatën e fansave.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Përndryshe, për këtë vit ajo nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor ndonëse ka punuar intensivisht për albumin e saj të radhës. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory