Telegrafi

Bebe Rexha nesër lanson këngën e re “Die for a man” në bashkëpunim me Lil Uzi Vert

Bebe Rexha dhe Lil Uzi Vert (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këtë muaj njoftoi për albumin e ri “Better Mistakes”.

Albumi i dytë, i cili duket të jetë i veçantë dhe në bashkëpunim me disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës, do të lansohet i plotë më 7 maj.

Në mesin e shumë materialeve të reja muzikore, bukuroshja nga Dibra ka paralajmëruar edhe një duet me reperin amerikan, Lil Uzi Vert.

Këtë e bëri të ditur përmes një imazhi të përbashkët të tyre të ndarë në Instagram duke zbuluar se të premten sjellin këngën e re.

“Die for a man në bashkëpunim me Lil Uzi Vert publikohet këtë të premte”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon kopertinën dhe konfirmon datën e lansimit të albumit të ri

Në një fotografi të shkëputur nga klipi, biondja shfaqet atraktive e veshur në një fustan të zi dhe me një pelerinë të tejdukshme në kokë.

Në album përfshihen edhe bashkëpunime të tjera me Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Danier, Rick Ross etj.

“Better Mistakes” përmban gjithsej 13 këngë dhe deri më tani janë publikuar vetëm tri. /Telegrafi/