Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Nëse ndonjëherë do të kem fëmijë që ankohen, do iu tregoj që mërzitja e vërtetë ndodhi në vitin 2020

Bebe Rexha (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Artistja me prejardhje shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, duket është duke përjetuar një mërzitje të madhe gjatë karantinës.

Ndërsa po bëhen dy muaj qëndrimi e izoluar, këngëtarja thotë se këtë pjesë të jetës do ta ruajë si një nga kujtimet më të këqija në jetën e saj.

Ajo madje shkroi një status në Twitter, duke thënë se nëse në një të ardhme do të ketë fëmijë, atëherë do t’ua shpjegojë këtë si periudhën më të mërzitshme që ka përjetuar ndonjëherë.

“Nëse do të kem ndonjëherë fëmijë dhe ata do më ankohen për mërzitjen, unë do t’iu them: “Më lejoni t’ju tregoj rreth të qenit i/e mërzitur. Filloi në mars të vitit 2020…”, shkroi 30-vjeçarja në statusin e saj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon fotografi të rralla nga fëmijëria e kaluar në trevat shqiptare

Duke qenë me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë dhe e lindur e rritur në ShBA, Rexha duket se ka pasur fatin e mirë që të mos njihet nga afër me vuajtjet më të mëdha, siç kanë qenë lufta e Kosovës apo trazirat e vitit 1997 në Shqipëri – vështirësi këto me të cilat shumë bashkëkombas të saj janë sprovuar në jetë.

Bebe Rexha (Foto: Albert Urso/Getty Images/Guliver)

Ajo ka tash e sa muaj që qëndron e izoluar bashkë me familjen e saj, teksa shkaku i karantinës nuk ka mundur të përfundojë ende këngët e reja, të cilat kishte në plan t’i publikonte. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version