Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore, gjersa shpesh është aktive edhe me statuse në Twitter.
Së fundmi, 31-vjeçarja u lajmërua në Twitter për t’u treguar fansave se albumi i saj i ri është pothuajse gati, dhe se është lodhur së punuar në të.
Literally I’m tired of waiting and it’s my album lol https://t.co/D3FVAKsXQQ
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 24, 2021
Ajo iu përgjigj një fansi që i kishte shkruar: “Thjeshtë publikoje më atë album”, ku këngëtarja shqiptare ia kishte kthyer: “Fjalë për fjalë jam lodhur duke pritur dhe është albumi im (më vjen për të qeshur)”.
Mirëpo mesa duket këmbëngulja dhe uljet dhe ngritjen janë pjesë e suksesit që artistja me famë botërore.
Këtë gjë ajo e bëri të ditur në një status paraprak, përmes së cili i përgatiti fansat e saj, që ata që duan të kenë sukses, duhet të mësohen me dështimin.
Just wanna say something. If you wanna be great, PREPARE TO FAIL A LOT.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 23, 2021
“Thjesht dua të them diçka. Nëse doni të jeni të shkëlqyeshëm, përgatituni të dështoni shumë”, shkroi Bebe Rexha.
Në intervista të ndryshme, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Bleta, ka treguar se rruga drejt suksesit është e vështirë dhe se për të qenë aty ku është sot, ajo është “rrëzuar” shumë herë, por ia ka dalë mbanë të ngritët përsëri. /Telegrafi/