Site icon Telegrafi

Bebe Rexha në Venedik, duket tërheqëse me paraqitjen e saj në “qytetin e dashurisë”

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këto ditë ndodhet në Itali.

Ajo ka udhëtuar nga ShBA-të për në shtetin italian, për të shijuar disa ditë të mira në qytetin e Venedikut.

31-vjeçarja u tregua mjaft e shpejt për të ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe, pas arritjes në qytetin e ashtuquajtur si “qyteti i dashurisë”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një palë xhinse të errëta dhe një bluzë ngjyrë të kaltër me printe të ndryshme.

Lexo po ashtu Është 31 vjeçe, por Bebe Rexha thotë se ende i ndodh të lagë shtratin e saj kur është në gjumë

Në imazhet e publikuara në InstaStory, këngëtarja e hitit “I’m a mess” mund të shihet edhe teksa mban një çantë blu me rripa të artë në krahun e saj.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Më pas, Rexha ndau me ndjekësit e saj edhe disa fotografi të tjera, ku tregonte se ka shijuar udhëtimin me lumë në kanalet e Venedikut.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ajo nuk ka treguar arsyen se pse ndodhet atje, gjersa ka lënë në dyshim fansat nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt, apo thjeshtë udhëtim i rastësishëm.

Sido që të jetë, në fotografitë e fundit ajo është komplimentuar për dukjen e saj atraktive nën veshjet e markës “Dolce & Gabanna”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Sa i përket muzikës, Bebe Rexha po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të këtij viti. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Exit mobile version