Të renditesh në krye të klasifikimit më të rëndësishëm amerikan të këngëve nuk është diçka që mund ta bëjë kushdo.
Por Bebe Rexha nuk është kushdo dhe duket se tashmë mund të presim çdo lloj suksesi nga ajo. Këtë javë ajo është renditur në krye të klasifikimit të Billboard në kategorinë “Dance Club Songs” me hitin e saj “I Got You”.
E mjaftueshme? Jo për Beben, e cila ka siguruar dhe vendin e 86-të në “Top 100”, të cilat janë këngët më të luajtura në Amerikë. Bukuroshja 28 vjeçare nuk është e vetmja artiste shqiptare që po e bën Amerikën ta vlerësojë dhe të flasë për të, transmeton intv.
Dua Lipa dhe Martin Garrix me “Scared To Be Lonely” u pozicionuan në vendin e 32-të në kategorinë “Pop Songs”, për një këngë që ka dalë vetëm një muaj më parë. Vendi jonë është përfaqësuar edhe në kategorinë e “Emerging Artist”, me sensacionin Era Istrefi e cila ka arritur vendin e 27-të me “Bonbon” dhe të 62 me “Redrum”, ndërsa Albert Stanaj në vendet 82 dhe 87, respektivisht me “Romantic” dhe “Playing to Lose”.