Telegrafi

Bebe Rexha në turne me Bruno Mars (Foto)

Bebe Rexha me të përfunduar paraqitjen e saj në Grammy Aëards, do t’i kthehet paraqitjeve para publikut.

Këngëtarja do të performojë në qytetet e mëdha meksikane.

Ajo është e ftuar speciale e fituesit të gjashtëfishtë të Grammyt, Bruno Mars.

Dyshja do të performojnë në muajt e ardhshëm në koncerte në Meksikë.

Turneu “24K Magic World Tour” ka tërhequr interesimin e madh të publikut dhe i ka sjellë mjaft përfitime Brunos.

Bebe Rexha rrëmbeu vëmendjen me veshjen e saj atraktive që nxori në pah linjat trupore.

Bruno Mars në anën tjetër fitoi gjashtë çmime, duke qenë fituesi i edicionit të 60-të jubilar të Grammy Awards. /Telegrafi/