Telegrafi

Bebe Rexha në turne botërorë me këngëtaren amerikane (Foto)

Këngëtarja e cila dita e ditës po bën shumë bujë falë talentit dhe një pamje tejet seksi që ka po arrinë të depërtoj lehtë në industrinë muzikore botërore.

Bebe Rexha do të jetë shoqëruesja e Ellie Goulding, e cila brenda pak kohe do të nis një turne botërorë.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

“Sapo e mësova se do jem pjesë e turit të Ellie Goulding duke filluar nga muaji prill, kush po vjen?”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja shqiptare, Rexha.

Kujtojmë se Bebe ditë më parë ka publikuar videokëngën e re në bashkëpunimin e saj të dytë me rep artisten amerikane, Nicki Minaj, “No Broken Hearts”, i cili ka mbërri gjysmë milion klikime në kanalin muzikor, YouTube. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rv1LCS4CLew