Bebe Rexha është njëra prej artisteve shqiptare e cila është vazhdimisht në kontakt me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.
Bukuroshja jonë është mjaft e ndjekur nga publiku dhe në llogarinë e saj personale, Instagram, numëron mbi tetë milionë njerëz.
Së fundmi ajo ka ndarë një fotografi me fansat e saj teksa shfaqet duke u përqafuar me një person, por që nuk dihet nëse është i dashuri i saj, pasi deri më tani është deklaruar ‘single’.
“Ne mund të ishim këta, por vazhdoj të ju anuloj sepse jam kundër rrjeteve sociale”, ka shkruar Rexha pranë fotos.
Biondina 29 vjeçare duket mjaft e lumtur ndërkohë që nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat.
Bebe është mjaft aktive edhe në muzikë, projekti më i ri i saj është “Call you mine” në bashkëpunim me “The Chainsmokers”. /Telegrafi/