Ajo nuk është e turpshme kur vjen puna për tu hapur për jetën e saj private dhe marrëdhëniet.
Dhe Bebe Rexha bëri pikërisht këtë në intervistën e saj për revistën e famshme “Nylon”, të hënën, duke zbuluar se ajo nuk identifikohet si person i vështirë për të flirtuar.
29-vjeçarja shtoi se ajo beson se i frikëson të dy gjinitë: meshkujt dhe femrat, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
“Nëse dua ta bëj me dikë, unë do ta bëj vetëm me të. Nuk më intereson kush je. Unë jam e madhe në energji”, ka thënë këngëtarja shqiptare.
“Ndonjëherë mendoj se jam aq mashkullore në jetën time të përditshme. Shkoj në shtëpi dhe i lë të gjitha në humbje. Kam dëshirë kem dikë që kujdeset për mua, sepse ndihem sikur unë po kujdesem për të gjithë përreth meje”, thotë Bebe Rexha.
Këngëtarja e hitit “Last Hurrah” gjithashtu rrëfeu se ajo ndihet sikur i frikëson njerëzit pasi që nuk ka frikë të thotë se si ndihet.
“Po, unë mendoj se i tremb njerëzit”, i tha ajo revistës “Nylon”.
“Ndjehem sikur të gjithë janë të frikësuar nga unë, djemtë dhe vajzat. Sepse më pëlqen të them gjëra, dhe ata janë të frikësuar se do të them diçka rreth tyre”, ka thënë tutje këngëtarja shqiptare.
Interpretuesja e hitit “Meant To Be” zbuloi se ajo aktualisht është e vetme dhe nuk po kërkon të dashur për momentin.
Bebe Rexha gjithashtu foli hapur për mbështetjen që i jep komunitetit LGBT, të cilëve u ka dhënë hapësirë në tekstet e këngëve të saj më të fundit, e gjithashtu edhe në klipe.
“Në fund të fundit dashuria është dashuri dhe unë nuk mendoj se duhet të emërohet në asnjë mënyrë”, tha ajo.
“Unë mendoj se prindërit e mi më kanë edukuar mua, të gjithë janë të barabartë dhe ju mund ta doni vetëm atë që dëshironi dhe të jeni fluid. Dhe nganjëherë kur udhëtoni nëpër botë, shihni disa gjëra rreth mënyrës se si njerëzit e shohin seksualitetin dhe kjo është e trishtuar”, ka thënë ndër të tjerash artistja me origjinë shqiptare. /Telegrafi/