Superylli shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar se vazhdon të ketë dominimin e fuqishëm në skenën e muzikës botërore.
Bukuroshja shqiptare ka realizuar sukses të madh duke arritur vendin e parë të top listës country në Billboard.
Ky është matësi më i mirë i famës dhe i dëgjueshmërisë në Amerikë, ku muzika “country” konsiderohet si më e pëlqyera.
“Meant to be” ja ka siguruar këtë vend Bebes për herë të parë në histori, si femra e parë që arrin të jetë në krye të një top liste të tillë.
“Mësova se jam femra e parë në histori të muzikës country që arrin vendin e parë në top listën e Billboard”, ka shkruar Bebe në një postim në rrjetet sociale.
Në Billboard Hot 100 Bebe me “Meant to Be” gjendet në vendin e 40-të.
Ky ishte një vit shumë i suksesshëm për Bebe Rexhën e cila vazhdon të tregojë pse është një prej yjeve më të dashura për publikun. /Telegrafi/