Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, nuk kurset kur vjen fjala për pozat provokuese.
Bukuroshja bionde shquhet për ekspozimin e trupit, duke theksuar kështu edhe ‘të metat’ që çdo femër mund t’i posedojë.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, artistja është parë duke shijuar rrezet e diellit në një pishinë në Las Vegas.
Ajo çka mori më shumë vëmendje ishin pozat tërheqëse të saj, derisa vinte në pah në pasmet e bujshme.
Bebe zgjodhi të vishet me bikini të zeza, kurse për të kompletuar dukjen vendosi edhe një kapele dhe syze.
“Fotografia e fundit në këtë postim është ajo çka ka rëndësi”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Një mesazh i tillë pati të bëjë me imazhin e qenit të saj, për të cilin Rexha ka një kujdes të veçantë. /Telegrafi/