Telegrafi

Bebe Rexha: Në djall gjërat materiale, një miliarder apo jo të gjithë do të kemi të njëjtin fund – dy metra nën tokë

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ditë që nuk është parë të ketë qenë aktive në rrjetet sociale.

Duke marrë parasysh pandeminë e përhapur dhe panikun që është krijuar në mbarë botën për shkak të coronavirusit, artistja shqiptare vendosi që tek të dielën të publikojë diçka për fansat e saj.

Rexha ndau me ndjekësit në InstaStory disa imazhe, duke treguar se si po i kalon këto ditë izolimi.

Bebe Rexha (Foto: Albert Urso/Getty Images/Guliver)

Në disa prej postimeve, ajo tregonte se si në kohë të tilla nuk ka rëndësi se sa i pasur je – ne të gjithë do të kemi fundin e njëjtë.

Lexo po ashtu Bebe Rexha qetëson fansat: Çdo gjë do të shkojë mirë, çdo gjë do të jetë në rregull - kjo është ajo që terapistët e mi thonë

Në vazhdim ju sjellim një pas një ato çfarë shkroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Kohë si këto vënë gjithçka në perspektivë”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Në vend që të nxirrja bananet e mia kafe të mavijosura, bëra copëza palëpetash me banane. (Do ta postoj recetën)”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Nuk do t’i përdor shishet e mia me ujë deri sa të jetë e nevojshme. (Shpresojmë që jo)”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Nuk i kam hequr mbetjet nga dreka”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Tani shoh që të jesh në gjendje të jesh social dhe të rrish pa u sëmurë ose pa i sëmurë të tjerët është një privilegj”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Familja ime, miqtë e mi, qeni im, fansat e mi janë më të rëndësishmit për mua”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Në djall dizajnerët e çantave. Në djall orët me diamante. Në djall dizajnerët e takave. Dua shëndet, lumturi dhe paqe”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Nuk me intereson kush je. Një miliarder apo jo ne të gjithë përfundojmë në të njëjtin vend. Dy metra poshtë dheut”. /Telegrafi/