Site icon Telegrafi

Bebe Rexha në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor: Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik

Ditën e diel (10 tetor) është shënuar Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Dhe këtë ditë të rëndësishme për shëndetin mendor e ka shënuar edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Përmes një postimi që ka bërë për fansat e saj në llogarinë e Instagramit, artistja e njohur ka shpërndarë disa nga thëniet më të rëndësishme në lidhje me shëndetin mendor dhe disa nga shenjat e tij.

“Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Këtu janë disa nga postimet e mia të preferuara që kam gjetur në Instagram. Është e rëndësishme të dini se mund të keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të mirë mendor dhe të mos keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të dobët mendor. Mos kini turp të kujdeseni për mendjen tuaj. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimeve.

Ndërkohë, ylli i njohur i muzikës po vazhdon të jetë aktive me projekte të ndryshme, pak ditë më parë ajo ka realizuar një këngë fëmijësh me personazhin e kukullave për fëmijë.

Albumi i saj i fundit “Better Mistake” u lansua në fillim të këtij viti e që u prit nga fansat dhe kritikët e muzikës. /Telegrafi/

Exit mobile version