Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Ndonjë ditë jam e bukur, ndonjë ditë jam e shfrenuar

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte anembanë globit.

Ajo së fundi ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën “Nylon” teksa do të mbuloj edhe ballinën e numrit të kë muaji.

Revista e ka cilësuar këngëtaren si artiste ambicioze dhe besimtare në astrologji dhe në perfeksionizëm.

Ajo ndër të tjerash ka treguar se si e mbron veten prej kritikave në rrjetet sociale si dhe familjarëve pas paraqitjeve kundërthënëse në video të nxehta.

Ndonjë ditë jam e bukur, ndonjë ditë jam e shfrenuar. Nuk kam nevojë të jem vetëm një vajzë e bukur që bën një milion dollarë. Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por dua të di se po bëj diçka në botë”, tha ndër tjerash biondina.

Ndryshe, Rexha ka paralajmëruar që do të mbajë edhe disa koncerte muzikore dhe këngë të reja gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/

Exit mobile version