Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Ndjehem kaq e pasigurt dhe topolake, jam pranë periodave por do mundohem t’i tejkaloj me qetësi

Bebe Rexha (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare është e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore, duke mos hezituar të tregojë edhe për problemet që ka me shëndetin mendor.

Muaj më parë, Rexha pranoi se është bipolare, çrregullim ky nga i cili bën që disponimi i saj të ndërrojë shumë shpesh.

Bebe Rexha (Foto: Jerod Harris/Getty Images/Guliver)

E kjo gjë mesa duket i ndikon që shpesh herë të bëjë postime në rrjetet sociale pa u menduar mirë, ose edhe thjeshtë për të bërë shaka me fansat duke treguar në detaje se si ajo është në përditshmëri.

Lexo po ashtu Bebe Rexha vazhdon të krenohet me rrënjët e saj, publikon video të disa flamujve kombëtar në lagjen e saj në New York

Ditën e së premtes, këngëtarja shkroi se po ndjehet tejet keq dhe e plotë, ngase pesha duket të jetë një problem i vazhdueshëm për të.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Unë ndjehem si m*t sot. Ndjehem kaq e pasigurt dhe topolake”, ka shkruar Bebe Rexha në InstaStory.

Nuk vonoi shumë dhe ajo përsëri bëri një status befasues për ndjekësit në Instagram, duke shkruar se kjo ndjenjë e pasigurisë po i vjen për vet faktin se ajo është gatit të futet në periudhën e ciklit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Dua të mbetem pozitive dhe t’ia kujtojë vetes që jam një kuçkë e keqe. Edhe përkundër faktit që jam shumë pranë periodave, por do të mundohem të mbetem në qetësi”, ka shkruar 30-vjeçarja.

Duke u treguar kaq e hapur me fansat, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka krijuar një simpati të veçantë për të gjithë ata që e ndjekin vazhdimisht dhe e duan muzikën e saj. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version