Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Ndjehem e fryrë, dua të dobësohem por është kaq e vështirë

Bebe Rexha (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Artistja me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë vazhdimisht e përfolur për dukjen e saj.

Duke mos hezituar të tregojë fotografitë e vërteta të përditshmërisë, ajo ka treguar se nuk ia ndjen që ka shumë kilogramë dhe që nuk duket aq e bukur pa makijazh.

Mirëpo së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një shkrim, duke treguar se është lodhur nga të qenit e shëndoshë dhe se dëshiron të humb disa kilogramë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Ndjehem kaq e pasigurt sot. Ndjehem e fryrë dhe blah. Dua të dobësohem. Por është kaq e vështirë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu "I'm a mess" nga Bebe Rexha kthehet në hit global, certifikohet si "Platinum" nga industria e muzikës

Ditë më parë, Bebe Rexha ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të kapur nga paparacët, duke treguar se e urren dukjen e saj aq të çoroditur, por që kështu duket në të vërtetë.

Kujtojmë që ajo sivjet ishte refuzuar nga shtëpitë e modës për dizajnimin e fustanit të saj në “Grammy Awards”, nga ku kishte ngelur e ofenduar për arsye se refuzimi ishte bërë për shkak të përmasave të saj.

Megjithatë, ajo gjeti një stilist të përshtatshëm për fustanin e saj në këtë event, duke i mahnitur të gjithë me dukjen glamuroze në fustanin e kuq. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version