Artstja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, këto ditë ka qëndruar e vetë-izoluar në shtëpinë e saj në New York.
Ajo është shumë e shqetësuar për gjendjen e njerëzve në mbarë globin, pas përhapjes së pakontrollueshme të pandemisë COVID-19.
Këto ditë, Rexha është gjendur pranë fansave përmes rrjeteve sociale, duke i këshilluar ata të qëndrojnë të qetë dhe të respektojnë masat preventive për parandalimin e coronavirusit.
Teksa u lajmëruar në rrjetin social Twitter, 30-vjeçarja iu drejtua fansave me disa statuse, ku shkruante se ka filluar të dyshojë që kafshët bashkë-ndiejnë çfarëdolloj situate në botë.
Sometimes I feel like dogs know/feel things before we do.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 20, 2020
“Ndonjëherë ndjehem sikur qentë i dinë/ndiejnë gjërat përpara se t’i bëjmë”, shkroi ajo në një status në Twitter.
Rexha tha se kjo i ka ndodhur me qenushen e saj, të cilin ajo e quan Bear, ku sipas këngëtares nuk ka treguar fare shenja të mira disponimi, sikur të jetë në dijeni të asaj që po ndodh botërisht.
I know this is probably gonna sound crazy, but it’s like my dog knows there is something going on in the world. Usually she sleeps with her toys and plays ball 24/7. She won’t play ball, she is just sleeping and seems depressed. ?
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 20, 2020
“Unë e di se kjo ndoshta do të tingëllojë e çmendur, por duket sikur qeni im ta di se ka diçka që po ndodh në botë. Zakonisht ajo fle me lodrat e saj dhe luan me top 24/7. Ajo nuk do të luajë top, ajo vetëm po fle dhe duket e dëshpëruar”, ka shkruar tutje këngëtarja me origjinë shqiptare.
Bebe Reha përndryshe ende nuk ka lansuar asnjë këngë që nga fillimi i vitit të ri 2020. /Telegrafi/