Këngëtarja me prejardhje nga Dibra, Bebe Rexha, prej disa ditësh ndodhet në Venecia të Italisë për shfaqjen e modës të organizuar nga Dolce&Gabbana.
Ajo edhe në paraqitjen e radhës mahniti me dukjen dhe ansamblin e veçantë që kishte zgjedhur.
Artistja, e cila sot mbush plot 32 vite, vuri në pah linjat trupore në një fustan me zinxhir të argjendtë.
E njëjta po ashtu mbante edhe një të tillë përreth qafës në të cilën shkruan ‘SEX’, koleksioni i ri i markës ‘D&G’.
Dukjen e plotë e kompletoi me flokë të kapura në stilin e një rokereje dhe me një palë take ngjyrë argjendtë.
Ngjarja dy-ditore e modës do të shfaqë koleksionet më të fundit të brendeve: Alta Moda, Alta Sartoria, Alta Gioielleria dhe Alta Orologeria.
Bebe gjithashtu ka qenë e pranishme në natën e parë, atë të së shtunës së bashku me partnerin e saj, regjisorin Keyan Safyari.
Para shfaqjes, ylli tërhoqi vëmendje me disa poza të tjera në njërën prej të cilave po mbante gjoksin me duar.
Të famshmit e tjerë të pranishëm në këtë eveniment janë edhe: Jennifer Lopez, Sharon Stone, Sean ‘Diddy’ Combs dhe tre vajzat e tij adoleshente, Heidi Klum, Jennifer Hudson, Kris Jenner, Kitty Spencer, Sydney Sweeney etj. /Telegrafi/