Site icon Telegrafi

Bebe Rexha merr pozë provokuese te koshi i plehrave, duke vënë të pasmet në fokus

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, nuk është treguar shumë aktive në rrjetet sociale ditëve të fundit.

Ajo e ka nisur me qetësi vitin 2022, gjersa i vetmi informacion që ka dhënë për fansat në lidhje me karrierën e saj është fakti se ka nisur të punojë në albumin e saj të radhës.

Ndërkohë, të shtunën Rexha vendosi që të tregohet më aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ajo publikoi për ndjekësit e saj të shumtë disa imazhe, që ajo i quan “fotografi budallaqe”, për shkak të pozave qesharake që ka marrë.

Lexo po ashtu Bebe Rexha impresionoi publikun amerikan me interpretimin satirik të hitit të Rihannës në "That's My Jam" të Jimmy Fallon

Megjithatë, edhe pse në kontekstin qesharak, 32-vjeçarja është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse në një fustan të zi me prerje të shumta.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në një prej fotografive, ajo mund të shihet teksa vë të pasmet e saj të bujshme në fokus, teksa për shaka vendos një gif të një koshi plehrash te pjesa e vitheve.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Fotografi me këdo që ka dyshuar ndonjëherë tek unë”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet duke pozuar pranë koshit të plehrave.

Bebe Rexha përndryshe është një nga shqiptaret më të ndjekura në rrjetin social Instagram, me gjithsej 10.7 milionë ndjekës. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Exit mobile version