Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme “Health”.
Ajo ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës së saj dhe të rejave në jetën private dhe profesionale.
Ndër të tjerash, artistja shqiptare ka kujtuar momentin kur menaxhmenti i saj i kishin kërkuar të dobësohej për 20 kilogramë.
“Unë që kur kam qenë e vogël isha pak si e plotë, por nuk më ka penguar shumë. Kur kam nënshkruar kontratën muzikore, menaxherët e mi më kanë thënë që të humb pak peshë”, ka thënë Bebe Rexha.
“Unë mbërrita në një pikë që nuk e pëlqeja veten, por akoma ka disa momente kur nuk më pëlqen vetja”, ka treguar më tej artistja shqiptare.
Ndërkohë, Bebe Rexha tregon se pas konsultimit me terapistët ka gjetur rrugën dhe mënyrën për të qenë e lumtur.
“Terapisti im më tha që në shtëpi duhet të qëndrojë nudo, kjo më ndihmon pasi jam vetja ime kështu”, ka thënë Rexha për “Health”. /Telegrafi/