Site icon Telegrafi

Bebe Rexha mbron Demi Lovaton: Mos e sulmoni një person që është rehabilituar nga droga

Bebe Rexha dhe Demi Lovato duket se janë mikesha shumë të mira dhe këtë e dëshmojnë përmes përkrahjeve që i japin njëra-tjetrës.

Demi para disa muajve është rehabilituar nga varësia e alkoolit si dhe drogës.

Dhe në disa imazhe dhe mesazhe të publikuara në rrjetet sociale, ajo ka marrë komente të ndryshme duke i rikujtuar periudhën e vështirë.

Demi Lovato (Foto Twitter)

Ajo sërish reagoi përmes llogarisë personale në Twitter duke u kërkuar fansave që të ndalen së foli pa fakte.

“Nëse do të vish tek unë për të bërë shaka, provoni të vini me komente që nuk ka të bëjë me drogë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Bebe Rexha dëfrehet dhe qerasë me 50 shishe 'tequila' të gjithë restorantin

Pas vazhdimit të komenteve, reagoi edhe mikesha e këngëtares, Bebe Rexha që ka kërkuar të ndaleni së sulmuari 26-vjeçaren.

“Për të gjithë ata persona që flasin keq për Demin, ju jeni neveritës. Është gjë e ultë që të sulmohet dikush që ka pasur dhe i ka zgjidh probleme mendore dhe me drogë”, ka shkruar Bebe në Twitter.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjellin gjatë këti viti kalendarik. /Telegrafi/

Exit mobile version