Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, por krahas saj ka marrë një iniciativë nme koleget e estradës muzikore amerikane.
Në fakt, ajo po kërkon që të bashkojë forcat me këngëtaret tjera, të cilat edhe shkruajnë edhe tekste të këngëve.
“Le të shkruajmë hitet për njëra-tjetrën dhe të pasurohemi me njëra-tjetrën. Mbrëmë kam pritur në një darkë të quajtur “Women In Harmony” teksa kemi festuar producentet dhe tekstshkrueset më të mira të femra në biznesin e muzikës. Faleminderit të gjithave grave që erdhën dhe atyre që nuk munden ta bënin një gjë të tillë”, ka shkruar ndër të tjerash Bebe në llogarinë personale në Instagram.
Mes të pranishmëve ishte edhe Avril Lavigne e Charli XCX, që kanë përkrahur këtë iniciativë të shqiptares.
Ndryshe, bukuroshja jonë ka paralajmëruar këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/