Bebe Rexha ka pasur një agjendë shumë të ngjeshur mbrëmjen e të dielës.
Këngëtarja ka zhvilluar dy performanca në dy koncerte të ndara, së pari në Las Vegas.
Prej aty me aeroplan privat ajo ka vazhduar rrugën drejt Coachellas në Indi të Kalifornisë për t’iu bashkuar në skenë legjendës së hip hopit, Eminem.
Aty ajo performoi superhitin e përbashkët “Monster” duke ndezur publikun në festivalin më të madh në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=cJRaoYpqlFY
Bebe kështu ka treguar se asgjë s’mund ta ndalë që të performojë për adhuruesit e saj.
Bebe Rexha me këngën “Meant to Be” ka disa javë që është në top 5 të Billboard Hot 100.
Këngëtarja së shpejti pritet të publikojë albumin “Expectations”. /Telegrafi/