Site icon Telegrafi

Bebe Rexha maskohet si plakë dhe flet shqip

Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Instagram)

Bebe Rexha bën pjesë në grupin e yjeve më të popullarizuar të momentit në botën e muzikës, mirëpo ajo asnjëherë nuk i harron rrënjët e saj.

Këngëtarja shqiptare e ka publikuar një xhirim komik në Instagram, ku shfaqet e maskuar si një plakë, ndërsa “jep një intervistë” në gjuhën shqipe.

“Ja çfarë bëj në kohën time të lirë. (Po, jam unë e veshur si një plakë dhe po flas shqip)”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Bleta Rexha (emri i vërtetë i këngëtares) ka lindur në Brooklyn të New Yorkut (më 20 gusht 1989) nga prindër shqiptarë.

Lexo po ashtu Lajmet për Bebe Rexhën

Babai i saj, Flamur Rexha, ka lindur në Dibër të Maqedonisë, kurse nëna e këngëtares, Bukurije Rexha, ka lindur në SHBA, por familja e saj vjen nga Gostivari.

Rita Ora dhe Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Duke qenë se bleta në anglisht është ‘bee’, këngëtarja vendosi që emrin skenik ta kishte ‘Bebe’.

Realizimi i disa hiteve muzikore, ka bërë qa Bebe tashmë të ketë statusin e yllit dhe të interpretojë para dhjetëra mijëra njerëzve në koncertet që i mban anekënd botës. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Getty Images)
Exit mobile version