Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e projektit të saj të fundit muzikor “Last hurrah”.
Kjo këngë e cila u diskutua shumë nga publiku, u vizualizua me një klip me skena provokuese, i cili nxiti reagime.
E ftuar në “The Late Show with Stephen Colbert”, artistja I ka mahnitur të gjithë me interpretimin ‘live’ të hitit të saj më të fundit.
E shoqëruar edhe nga balerinat profesioniste, ajo ka dhuruar një performancë tejet provokuese dhe interesante para audiencës.
Bebe Rexha performoi “Last hurrah”, teksa i gjithë publiku duket se e ka mirëpritur me duartrokitje të ngrohta këngëtaren shqiptare.
Muajin e kaluar, Rexha ishte pjesëmarrëse edhe në “Grammy”, ku për fatin e saj të keq nuk arriti të fitojë asnjë nga dy çmimet në të cilat është nominuar.
Ajo tani garon për tri çmime në CMA Awards 2019. /Telegrafi/