Site icon Telegrafi

Bebe Rexha mahnit me kostumin e shndritshëm në “Coachella 2023”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë e pranishme në “Coachella 2023”.

Ngjarja muzikore e vitit, e cila nisi më 14 prill, do të zgjasë deri më 23 prill 2023.

Artistja me origjinë nga Dibra mori vëmendje me paraqitjen glamuroze në një kostum blu të shndritshëm.

Foto: Instagram

Ajo iu bashkua në skenë grupit “Tëo Friends” të përbërë nga Matt Halper dhe Eli Sones.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Gjatë performancës së tyre, biondja u ngjit në skenë për të interpretuar dy këngë.

Foto: Instagram

Rexha jo vetëm që doli për të kënduar “If Only I” me “Two Friends” për herë të parë (një këngë që përmban gjithashtu Loud Luxury), por ajo performoi edhe hitin e saj në krye të listës, “I’m Good (Blue)”.

“Coachella 23’. Faleminderit që më kishit mua Tëo Friends”, tha ajo.

Foto: Instagram

Dukjen e kompletoi me një stil flokësh valë valë si dhe një grim me nuanca blu.

33-vjeçarja ndërkaq ka qenë duke punuar në albumin e ri “Bebe”, i cili pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/

Exit mobile version