Grimeri i njohur botëror, Samuel Rauda, prej më shumë se një muaji është duke u rikuperuar nga aksidenti i tmerrshëm që pati me makinë në mars.
Derisa po vazhdon të shërohet, të famshmit njëherësh miqtë e tij vazhdimisht janë duke e mbështetur atë përmes rrjeteve sociale.
Një reagim së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila thotë se po i mungon dhe se është duke u lutur gjatë tërë kohës për të.
“Më mungon Sam. Akoma duke u lutur për shërimin tuaj”, kanë qenë fjalët e artistes me prejardhje nga Dibra.
Siç tashmë dihet, Samuel është bërë më i njohur për bashkëpunimin me disa prej emrave të mëdhenj si: Bebe Rexha, Kylie Jenner, Ava Max etj.
Rauda u njoftua në mars se u përfshi në një aksident automobilistik, nga i cili mori dëmtime të trurit.
Është hapur po ashtu edhe një GoFundMe për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuuojnë në shërimin e grimerit botëror.
I njëjti gjithashtu ruan një raport të mirë edhe me këngëtaren shqiptare, Anxhelina. /Telegrafi/