Telegrafi

Bebe Rexha me Louis Tomlinson në “Teen Choice Awards” (Foto)

Bebe Rexha gjatë ditës së sotme ishte mysafire e “iHeartRadio”, ku ka perfomuar live disa prej hiteve muzikore.

Pas kësaj, këngëtarja ka bërë të ditur se po udhëton drejt Los Angelesit prej New Yorkut.

E gjithë kjo për ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze “Teen Choice Awards”.

“Mirëupafshim New York. Drejt Los Angeles për të bërë provat për “Teen Choice Awards me Louis Tomlinson”, ka shkruar Rexha.

Bebe Rexha ka sjellë në bashkëpunim me Tomlinsonin, “Back to You”, i cili deri më tani është shikuar mbi 40 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/