Telegrafi

Bebe Rexha lartëson Kosovën: 24 orët e mia të para këtu kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur dje (e martë) në Kosovë.

Ajo vjen për herë të parë për të performuar në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.

Me të mbërritur, bukuroshja nga Dibra ka takuar disa personazhe të njohur si Valdrin Sahitin, Kaci Lleshin dhe Sellma Kasumoviq.

Mes tjerash, 34-vjeçarja është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lexo po ashtu Bebe Rexha takohet edhe me Sellmën e Kacin, flet shqip me ta

Bashkë me të kanë qenë edhe prindërit e Bebes, Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.

Bebe Rexha me presidenten Osmani

Krijuesja e hitit “In the name of love” ka ndarë disa momente nga nata e parë në Prishtinë.

“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, ka shkruar ajo.


Bebe theksoi se do ta vizitojë edhe Dibrën bashkë me prindërit pasi kanë edhe një aheng familjar. /Telegrafi/