Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Kur shumëkush po martohet, unë po ushqehem me Tim Tams

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë është duke vazhduar të mbajë koncerte anembanë planetit tokë si dhe po sjell projekte të reja muzikore.

Angazhimet e shumta ka bërë që biondina të mos ketë kohë edhe aq për të krijuar familje dhe këtë po e ndjen si boshllëk në jetë.

Ajo përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka thënë se derisa shumëkush është fejuar dhe u nënë, ajo po ushqehet me “Tim Tams”.

“Kur gjithkush është duke u fejuar, po bëhet me foshnjë si dhe po martohet, unë po ushqehem me ‘Tim Tams'”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Bebe Rexha sjell katër këngë të reja, por pa videoklipe

Bebe kohë më parë kishte deklaruar se do të preferonte që mashkulli dhe partneri i jetës së saj të jetë shqiptar.

Ndryshe, 28-vjeçarja aktualisht gjendet në kontinentin australian, ku do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/

Exit mobile version