Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Kur shkoj në shtëpinë e prindërve të mi, unë ende fle në dhomën time të vjetër ku jam rritur

Bebe Rexha dhe prindërit e saj (Foto: Flamur Rexha/Instagram)

Këngëtarja Bebe Rexha sot është një artistet më të famshme të muzikës pop në mbarë botën.

Ajo jeton në shtëpinë e saj në Los Angeles me të vëllanë, por është lindur dhe rritur te shtëpia e prindërve të saj në New York, përkatësisht në Staten Island.

Por pavarësisht të ardhurave të këngëtares që tashmë kapin shifrën e milionave, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket modestisë së saj.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Rexha në një intervistë të fundit për US Weekly, ka treguar se kur shkon te shtëpia e prindërve të saj në New York, ajo ende fle në dhomën e saj ku është rritur.

Lexo po ashtu Bebe Rexha thotë se mban një statujë të Budës në oborrin e shtëpisë së saj milionëshe në Los Angeles

“Kur shkoj të vizitoj prindërit e mi, unë ende fle në dhomën e gjumit ku jam rritur”, ka thënë 31-vjeçarja për US Weekly.

Bebe Rexha dhe prindërit e saj (Foto: Flamur Rexha/Instagram)

Tutje, ajo ka treguar se nga babai i saj, Flamur Rexha, ka marrë zanatin e mbjelljes dhe kultivimit të bimëve dhe kjo është arsyeja se pse edhe në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, ajo mbjerr një kopsht me perime.

Bebe Rexha ndërkohë është duek vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e nxori në shitje në maj të këtij viti. /Telegrafi/

Koopertina e albumit “Better Mistakes” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)
Exit mobile version