Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re, por kjo nuk do të thotë që nuk po punon në këtë drejtim.
Në fakt, biondina ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Twitter, duke lënë të kuptohet se është duke punuar për një këngë të re.
“Kur shkruaj një këngë të ndershme, ndihem më pak e pasigurt nëse bota do ta pëlqejë apo jo. Kjo është e vërtetë pasi e shkruan me zemër”, ka shkruar ndër të tjerash Rexha në Twitter.
Theksojmë se gjatë javës së kaluar 28-vjeçarja ishte pjesë e një turneu të koncerteve në Meksikë të Bruno Mars.
Gjithashtu këngëtarja ka bërë të ditur se ende është beqaresh dhe se këtë vit dita e të dashuruarve, Shën Valentini do ta gjen pa të dashur.
Ndryshe, kënga e fundit e Rexhës ishte e vitit të kaluar “Meant To Be”, e cila është shikuar mbi 182 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/
When I write an honest song. I feel less insecure about wether or not the world will love it. Because it was true & written from the heart.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 6, 2018