Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi publikoi projektin e saj më të ri “Meant to Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.
Kënga është pritur mirë nga fansat dhe është shndërruar në një hit të padiskutueshëm.
Vetëm brenda 24 orëve, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) është shndërruar në trendin e momentit.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka treguar se emri i saj figuron në emrat më të kërkuar të momentit në aplikacionin “APP Store”.
E lumtur për këtë sukses, Rexha e ka ndarë këtë lajm me fansat, duke i falënderuar në njëlloj forme ata, që në pak ditë e kanë kthyer në trend këngëtaren. /Telegrafi/