Telegrafi

Bebe Rexha me kreacion të Dona Matoshit

Nuk është hera e parë kjo kur yjet me famë botërore përzgjedhin stilistët shqiptarë për veshjet e tyre.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në premierën e Maleficent: Mistress Of Evil.

Lexo po ashtu Bebe Rexha takohet me Angelina Jolie në premierën e Maleficent: Mistress Of Evil

Bebe, e cila ka punuar edhe me stiliste të tjera të Kosovës, këtë herë ka zgjedhur një fustan të zi të veçantë të punuar nga stilistja Dona Matoshi.

Bukuroshja dukej në top formë dhe disa nga fotografitë më atraktive të saj i ka ndarë edhe kreatorja Matoshi, të cilën e përgëzuan tejet shumë për këtë kreacion.

Bebe atë natë po ashtu u fotografua edhe me yllin e filmit, aktoren Angelina Jolie, për të cilën më pas ka bërë disa postime duke thënë se është takuar me ‘mbretereshën’.

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Ndërkohë, Dona deri më tani ka veshur me artin e saj shumë personazhe të njohura të skenës vendore e po ashtu edhe modele nga vende të ndryshme të botës, por kjo duket se është njëra prej arritjeve më të mëdha në karrierë. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

 

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images)