Ka raste kur mendojmë se këngëtaret profesioniste dalin në skenë sikur të bëjnë një lëvizje më se të thjeshtë në jetë e tyre, por ja që jo gjithçka është aq e pa komplikuar sa ne mendojmë ndonjëherë.
Edhe pse me shumë dalje para publikut të përbërë prej miliona spektatorëve edhe profesionistët si Bebe Rexha ka raste kur kanë emocione dhe duhet të gjejnë një mënyrë që ti mundin ato.
Mesa duket Bebe e ka gjetur mënyrë e duhur dhe kjo falë një lëvizje relaksuese dhe njëkohësisht shumë gazmore.
Bebe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku shfaqet pak para se të dali për të performuar në koncertin e radhës.
Këngëtarja me origjinë shqiptare shihet të tundi trupin dhe duart, lëvizje këto që mesa duket lirojnë stresin.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka qenë pjesë e protestës së nxënësve të Floridës, që janë kundër armëve. /Telegrafi/