Site icon Telegrafi

Bebe Rexha kërkon të martohet: Burrin im i ardhshëm, më gjej sa më shpejt

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja ka sjell disa projekte muzikore gjatë vitit që lamë pas vetes dhe ka mbajtur disa koncerte.

Bukuroshja jonë ka kohë që nuk e ka përjetuar ndjenjën e dashurisë dhe disa herë e ka cek se nuk ka mundur ta gjej një të dashur të përkryer.

Por, duket se këtë vit biondina ka vendosur që ta gjej mashkullin e ëndrrave dhe dëshiron që shpejt ta ketë në krah.

“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!”, shkruan ajo në llogarinë personale në Twitter.

Lexo po ashtu Një burrë i martuar i dërgon mesazhe private Bebe Rexhës, këngëtarja i kërkon ta lërë të qetë

Rexha ditë më parë kishte zbuluar se martesë i kishte ofruar një burrë i martuar që e kishte refuzuar pa menduar dy herë.

Ndryshe, Bebe në të kaluarën kishte deklaruar se nuk do t’i refuzonte edhe meshkujt shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version