Telegrafi

Bebe Rexha këndon dhe kërcen me këngë shqiptare (Video)

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha, së fundmi ishte në Shqipëri, për një vizitë të papritur!

Sot (e premte), ajo ka pasur një arsye të veçantë për të festuar, kjo pasi vëllai i saj Florenti ka festuar ditëlindjen.

Me këtë rast, ajo bashkë me të vëllanë dhe miqtë e saj kanë festuar, gjatë kohës sa ishin bashkë në një makinë rrugës për në Mançester.

Lexo po ashtu Bebe Rexha vjen në Shqipëri, shijon mëngjesin me të afërmit e saj (Foto)

Muzika që Rexha kishte përzgjedhur ishte muzikë puro shqiptare, këngë labe, me të cilat Bleta këndonte dhe kërcente vazhdimisht.

Ajo ka treguar edhe shumë herë të tjera se e do shumë kulturën shqiptare, dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe në videot e publikuara në InstaStory, ku shihet teksa këndon dhe kërcen me plot entuziazëm këngë shqip. /Telegrafi/