Këngëtarja e njohur Bebe Rexha, së fundmi ishte në Shqipëri, për një vizitë të papritur!
Sot (e premte), ajo ka pasur një arsye të veçantë për të festuar, kjo pasi vëllai i saj Florenti ka festuar ditëlindjen.
Me këtë rast, ajo bashkë me të vëllanë dhe miqtë e saj kanë festuar, gjatë kohës sa ishin bashkë në një makinë rrugës për në Mançester.
Muzika që Rexha kishte përzgjedhur ishte muzikë puro shqiptare, këngë labe, me të cilat Bleta këndonte dhe kërcente vazhdimisht.
Ajo ka treguar edhe shumë herë të tjera se e do shumë kulturën shqiptare, dhe këtë gjë e ka vërtetuar edhe në videot e publikuara në InstaStory, ku shihet teksa këndon dhe kërcen me plot entuziazëm këngë shqip. /Telegrafi/