Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka qenë kryefjala e mediave rozë javëve të fundit.
Ylli i muzikës teksa po performonte në një nga koncertet e saj të radhës, u godit me telefon në fytytrë nga një fans që ishte pjesë e audiencës.
Godita e la Beben me një sy të mavijosur, por kjo nuk e pengoi që të vazhdonte performancat e saj pak ditë pas ngjarjes.
Ndërsa, autorja e “Better Mistakes” është e zëshme në media sociale edhe për tema të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë.
Një ndër to janë kilogramët e tepërt dhe për këtë 33-vjeçarja ka folur edhe në një postim të radhës në Instagram.
Ajo shfaqet e veshur me një kostum me shkëlqim ngjyrë portokalli teksa vallëzon nën ritmin e këngës së saj.
“E di që kam shtuar peshë. Njerëzit kalojnë nëpër luhatje. Nuk do të gënjej, më vjen keq dhe më shqetëson kur lexoj disa komente, por vjen me territorin. Kam mësuar të mos gjykoj veten dhe të pranoj veten, ndërkohë që përpiqem të marr vendime më të shëndetshme në jetën time. Megjithatë, ajo që kam mësuar është se numrat nuk ju përcaktojnë, por zemra juaj”, ka shkruar Bebe.
Artistja ndërkohë sapo ka publikuar këngën e re “If Only I” në bashkëpunim me Two Friends dhe Loud Luxury. /Telegrafi/