Telegrafi

Bebe Rexha ka realizuar mbi 100 udhëtime me aeroplan brenda vitit

Bebe Rexha. Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë shumë e angazhuar për fundvit.

Këtë vit, ajo solli në treg albumin e saj “Expectations”, gjersa ka promovuar këngët e saj në të gjitha koncertet e mbajtura anë e mbanë botës.

Bebe Rexha (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Si rrjedhojë, këngëtarja shqiptare ka realizuar udhëtime të shumta brenda vitit, për të qenë sa më pranë fansave dhe për të marrë pjesë në ngjarje dhe evente botërore.

Bebe Rexha (Foto: Daniel Boczarski/Getty Images/Guliver)

Mund të duket shumë, por këngëtarja Rexha ka realizuar mbi 100 fluturime me aeroplan brenda këtij viti.

Lexo po ashtu Bebe Rexha me pozë atraktive para pasqyrës vë në pah gjoksin e saj

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se fluturimi i fundit ishte për të fluturimi i 100-të për këtë vit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Duke qenë se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe Rexhës shpesh i është dashur të udhëtojë në Evropë, pro edhe Australi për koncertet e saj.

Projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte kënga “Say ma name” në bashkëpunim me artistët David Guetta dhe J-Balvin – këngë e cila është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)