Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë shumë e angazhuar për fundvit.
Këtë vit, ajo solli në treg albumin e saj “Expectations”, gjersa ka promovuar këngët e saj në të gjitha koncertet e mbajtura anë e mbanë botës.
Si rrjedhojë, këngëtarja shqiptare ka realizuar udhëtime të shumta brenda vitit, për të qenë sa më pranë fansave dhe për të marrë pjesë në ngjarje dhe evente botërore.
Mund të duket shumë, por këngëtarja Rexha ka realizuar mbi 100 fluturime me aeroplan brenda këtij viti.
Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se fluturimi i fundit ishte për të fluturimi i 100-të për këtë vit.
Duke qenë se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe Rexhës shpesh i është dashur të udhëtojë në Evropë, pro edhe Australi për koncertet e saj.
Projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte kënga “Say ma name” në bashkëpunim me artistët David Guetta dhe J-Balvin – këngë e cila është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/