Telegrafi

Bebe Rexha ka frikë mos po “dështon” në mundësinë e jetës (Foto)

Shqiptares Bebe Rexha, i është besuar prezantimi i ndarjes së çmimeve muzikore më të rëndësishme të Evropës, MTV EMA.

Përgjegjësia e lartë e ka bërë atë që tani të mendoj për të dielën e 6 nëntorit, kur do të ngjitet në skenë para miliona shikuesve. Këngëtaren duket se e kanë kapur emocionet dhe për këtë është shprehur edhe në Instagram.

“Ende s’mund ta besojë se do të prezantojë MTV Ema 2016 këtë vit. Shpresojë që mos të prish çdo gjë”, ka shkruar ajo.

Ky është “shansi i jetës” për këngëtares, e cila këtë vit ka pushtuar industrinë e muzikën në Amerikë më bashkëpunimin me G Eazy-n dhe Nicki Minaj. Kush e di se çfarë do të përjetoj ajo në rast se fiton edhe një nga dy kategoritë në të cilat është nominuar.