Telegrafi

Bebe Rexha ka filluar xhirimet e videos së këngës ‘Say My Name’

Bebe Rexha ka sjell ditë më parë projektin më të ri muzikor për rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë ka publikuar bashkëpunimin më të ri me DJ e famshëm David Guettan dhe këngëtarin J Balvin.

“Say My Name”, titullohet kënga më e re biondinës sonë, por të cilën nuk e ka shoqëruar me video.

Por, për këtë të fundit ka filluar të punojë këngëtarja shqiptare, të cilën gjë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

“Po vjen së shpejti videoja e Say My Name”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon madhësinë e të pasmëve të saj, kritikon dizajnerët që nuk po ia gjejnë masën e duhur të rrobave

Ndërkohë, Rexha është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë të ngjarjes vjetore të muzikës, “MTV EMA”.

Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar edhe këngë të tjera që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/