Telegrafi

Bebe Rexha i jep një këshillë fanses, e cila i tha se duhet të humbte peshë

Bebe Rexha (Foto: Bryan Steffy/Getty Images for Flamingo GO Pool)

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Bebe Rexha, shpesh kritikohet për peshën e saj dhe komentet nga fansat rreth kësaj çështje nuk mungojnë thuajse asnjëherë.

Ylli i “Meant To Be” postoi një foto të vetes në Instagram, e veshur me një fustan të zi të gjatë dhe me plot shkëlqim ndërsa ishte në prapaskenën e “The Ellen DeGeneres Show” në fillim të kësaj jave përpara se të performonte këngën e re, “You Can’t Stop The Girl”.

Ajo shkroi në foton e saj, “Unë gjithmonë kam dashur të bëj një shfaqje solo të Ellen dhe të bëj atë për një këngë fuqizuese ishte e mahnitshme. Jam shumë mirënjohëse. #YouCantStopTheGirl”.

Ai mesazh fuqizimi ishte humbur për pakë kohë me sa duket nga një ndjekëse, e cila komentoi në këtë foto duke thënë, “Wow ju duhet të humbni peshë”. Nuk u desh shumë kohë që këngëtarja t’i përgjigjej duke thënë, “jo, ju duhet të jeni më pranuese dhe të punoni në vetë urrejtjen tuaj”.

Sa i përket këtij postimi, komenti tashmë ka marrë mbi 1.700 përgjigje, ndërkohë që shumica prej tyre ishin pozitive.

Bebe Rexha i përgjigjet fanses rreth peshës së saj (Foto: Instagram)

Këngëtarja Rexha tashmë është e njohur për kritikat e njëpasnjëshme për peshën e saj.

Në qershor ajo po ashtu bëri një postim me përshkrimin, “Nuk më intereson për të tjerët se çfarë mendojnë për peshën time. Më intereson ajo që mendoj unë për peshën time”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

“Në qoftë se nuk jeni plotësisht i përsosur, nuk keni asnjë të drejtë të flisni për trupin e kujtdo tjetër”, shton më tej 28-vjeçarja.

Bebe ishte gjithashtu shumë e zëshme për dizajnerët që refuzuan të visheshin atë për Grammy vitin e kaluar sepse ajo ishte “shumë e madhe dhe e plotë”. /Telegrafi/