Site icon Telegrafi

Bebe Rexha iu kërkon falje fansave: Më falni që nuk jam aktive, ndjej se nuk është koha e duhur për të lansuar muzikë

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka me muaj të tërë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.

E krejt kjo mungesë duket se ka një arsye të fortë, kjo pasi artistja vendosi që t’ua shpjegojë fansave të saj këtë stagnim, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.

Bebe Rexha (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

30-vjeçarja thotë se ka punuar shumë për albumin e saj të ri dhe se ka gati këngë të reja, por vetëm pret momentin e duhur për t’i publikuar ato.

Sipas këngëtares dibrane, ajo dhe stafi i saj kanë vlerësuar se tani për tani nuk është momenti i duhur për të nxjerrë në treg diçka, duke iu referuar kohëve të vështira që po kalon planeti nga kaplimi i virusit COVID-19.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Unë e di që fansat e mi janë super të frustruar sepse ata duan muzikë të re. Unë ju premtoj ju se unë dhe skuadra ime kemi punuar më shumë se kurrë. Çdo ditë, nga një këngë në javë. Ne nuk kemi ndaluar. Ky është projekti më i mirë që unë kam punuar ndonjëherë në të dhe albumi është absout i preferuari i imi. Unë nuk mund të pres deri sa ju ta dëgjoni atë. Është thjeshtë sepse ne nuk ndjejmë sikur është koha e përshtatshme për të publikuar album në këtë kohë. Sapo së shpejti bota të jetë në një gjendje më të mirë, ne do ta publikojmë të tërin. Ne thjeshtë jemi duke pritur kur koha të ndjehet mirë. Ju premtoj se do t’ia vlejë pritja, e juaja Bebe”, ka shkruar Bebe Rexha në InstaStory.

E njëjta ka qenë shumë pak aktive edhe në rrjetet sociale, duke iu përkushtuar më shumë jetës private muajve të fundit. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Albert Urso/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version