Site icon Telegrafi

Bebe Rexha iu jep këshilla fansave se si t’i përballojnë problemet me shëndetin mendor në këtë kohë

Foto: Bebe Rexha/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është treguar gjithmonë e hapur për problemet e saj me shëndetin mendor.

Ajo vuan nga çrregullimi bipolar, gjë të cilën nuk e mbajti asnjëherë të fsheshur, madje një nga hitet më të mëdha në karrierën e saj, “I’m a mess”, flet pikërisht për problemet e njeriut me sëmundjet mendore.

Bebe Rexha është duke qëndruar prej muajsh e karantinuar bashkë me të vëllanë e saj, Florentin, në vilën e saj luksoze në Los Angeles.

Ajo është munduar gjatë kësaj kohe që të jetë aktive për fansat herë pas here në rrjetet sociale, duke publikuar ndonjë këshillë për ta apo duke i përshëndetur.

Së fundmi, 30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqte momente nga qëndrimi i saj i vetëm, teksa në mbishkrimin e videos, dha një sërë këshillash për ndjekësit rreth shëndetit mendor.

“Po përpiqem që të jem një model i mirë për ju. Si jeni ndjerë këto kohë në shtëpi? Ankthi? Mërzia? Të lumtur? Të gjitha më lart? Është e rëndësishme të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor, si dhe shëndetin tuaj fizik gjatë këtyre kohërave. Unë mendoj se meditimi dhe lutja me të vërtetë ndihmojnë. Ndoshta një shtrirje e lehtë ose një stërvitje në shtëpi për të lëshuar endorfinë. Unë kam praktikuar shkrimin në ditar. Vizatimin. Video-thirrjet me familjen time dhe miqtë, dhe sigurisht të shkruarit muzikë të re. E bekuar që ju kam. Ju lutëm qëndroni të sigurt. Ju dua”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e videos.

Artistja me prejardhje shqiptare përndryshe do të jetë edhe folëse në një konferencë online që do mbahet të martën, në kuadër të muajit të shëndetit mendor, krahas Dr.Ken Duckwoth, i cili është shefi ekzekutiv i Aleancës për Sëmundjet Mendore, NAMI. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/InstaStory
Exit mobile version