Telegrafi

Bebe Rexha iu bën thirrje amerikanëve që të dalin në votime

Bebe Rexha (Foto: Carlos Alvarez/Getty Images/Guliver)

Një elektorat amerikan i ndarë prerazi po voton sot për të zgjedhur Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin e tyre për punën e Presidentit Donald Trump.

Rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington dhe dy vitet e ardhshme të presidencës Trump.

Të martën, amerikanët zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (435 ligjvënës), 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.

Lexo po ashtu Amerikanët në votime për Kongresin (Video)

Daljen në votime kanë të drejtë e gjithë popullata amerikane, teksa shumë prej figurave publike kanë bërë thirrje për fansat e tyre që të mos e neglizhojnë obligimin e tyre qytetar.

Ndër to, është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bebe Rexha (Foto: Ian Gavan/Getty Images/Guliver)

Rexha publikoi në InstaStory një imazh, ku shkruante thjeshtë “Votoni”, me ç’rast u ka bërë thirrje kështu ndjekësve të saj që të dalin në votime.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Mesa duket, këngëtarja shqiptare është pro asaj që çdo qytetar duhet ta kryejë obligimin e vet përmes votës.

E njëjta, ditë më parë ka dhuruar një performancë spektakolare në eventin e madh, MTV Europe Music Awards, ku perfomroi për fansat këngën e saj hit “I’m a mess”. /Telegrafi/